Kaloni te përmbajtja kryesore

ZKA-ja nis auditimin e platformës e-Kosova

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit me temën “Platforma e shërbimeve online e-Kosova”.

Përmes këtij auditimi ZKA synon të vlerësojë nëse platforma e-Kosova iu ofron qytetarëve shërbime, elektronike efikase, të sakta, të sigurta dhe të besueshme.

Fushëveprimi i auditimit përfshinë Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (AShI), e cila administron dhe menaxhon platformën e-Kosova, si dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me departamentet për Tatimin në Pronë dhe Menaxhimin e Skemave Sociale, të cilat ofrojnë shërbime përkatëse përmes platformës.

“E-Kosova është një prej sistemeve më të rëndësishme digjitale shtetërore, që ka për qëllim të modernizojë administratën publike, duke zvogëluar varësinë nga sportelet fizike dhe duke rritur transparencën e institucioneve”, shkruhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button