Zogaj: Nuk është rastësi që ministri i kulturës është kandidat për Prishtinën

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj në emisionin “Click” të RTV21 për kandidimin e ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale, ka thënë se nuk është rastësi që ai është kandidat për kryeqytetin.

Ai vlerëson se kjo kandidaturë për Prishtinën është e qëllimshme.

“Jemi bind akoma më shumë kur është kandidu bllokuesi kryesor i projekteve të Prishtinës e që ka qenë ministria e kulturës, ministri i kulturës. Nuk është rastësi që ministri i kulturës i cili i ka blloku projektet më të mëdha të Prishtinës është kandidat për Prishtinës, është qëllimisht”, tha deputeti i LDK-së. /21Media

Back to top button