Zogaj tha se njohja reciproke me Serbinë nuk duhet të jetë kriter
Historiani Agim Zogaj, sonte në RTV21 tha se njohja reciproke me Serbinë nuk do të duhet të jetë kriter, as standard, të cilin siç tha ai, duhet ta pranojë BE për njohjet e reja nga 5 shtetet për Kosovën.
“Shtrohet pyetja në rast se do të thotë, Serbia në vazhdimësi, ndoshta edhe me dekada e shtyn njohjen e Kosovës, a do të thotë se ne duhet të ngelim peng do të thotë për mosanëtarësim në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare edhe për mosnjohje të këtyre 5 shteteve”, u shpreh Zogaj në “Click”./21Media