Zonat pa ujë sot në rajonin e Prishtinës

KRU Prishtina ka bërë të ditur se disa zona të rajonit të kryeqytetit do të mbeten pa ujë të pijes.
Kjo për shkak të dëmtimit të kabllos që furnizon me energji elektrike objektin e trajtimit Kroni.Zonat e prekura nga mungesa e ujit janë Bresje, një pjesë e Fushë Kosovës, Vragoli, Bardhi i Madh.
Zonat e prekura do të mbeten pa furnizim me ujë deri në rregullimin e problemit.