Kaloni te përmbajtja kryesore

Zotohen për zhvillim ekonomik

Haradinaj rithekson se viti 2019, do të jetë vit i ekonomisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë përsëriti se viti 2019, do të jetë vit i ekonomisë. Madje, ai tha se përkundër sfidave që mund t’i kenë gjatë këtij viti, do të përpiqen që të mbeten të fokusuar në ekonomi. Këto komente kryeministri i Kosovës i bëri gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

“Viti që shkoj ka qenë një vit më shumë i infrastrukturës ligjore, rend dhe ligj. Ky vit është i ekonomisë dhe do ti kthemi seriozisht temave ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të favorshme në rajon, por dëshirojmë prapë që ti dëgjojmë investitorët. I kemi 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë. Ligji i punës është miratuar dhe është përcjellë në Parlament, ajo që është e rëndësishme është çështja e lehonisë. Ligji për festat zyrtare nuk ka avancim, ka mbetur ashtu siç ka qenë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se sfidë mbetet implementimi i ligjeve. “Ne kemi plotë sfida implementuese në Kosovë, ne nuk është se nuk hartojmë ligje, por dobësitë tona hetohen kur bëhet fjalë për implementim”, tha ai.

Ministri i MTI-së, Endrit Shala u shpreh se do të angazhohen që të ketë zhvillim më të madh ekonomik gjatë këtij viti. “Tërheqjen e investimeve në vend. Duke qenë se këtë vit qeveria e ka shpallur vit të ekonomisë do të angazhohemi në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, zhvillim ekonomik dhe prurjen e investimeve të huaja”, tha ai.

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj para pak ditësh në takimin me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane deklaroi se zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet gjatë vitit 2019.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button