​ZRrE: Marrëveshja me “Elektro Sever” ka ngecur te kontrata me KEDS-in

​Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha obligimet sa i përket marrëveshjes me “Elektro Severi” në veri të vendit, por shtoi se procesi ka ngecur te pika që ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës komerciale me KEDS-in.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Fejzullahu ka folur edhe për importin e energjisë elektrike, ku tha se për vitin 2022 çmimi mesatar i importit të rrymës ka qenë mbi 268 euro më i lartë se në vitin 2021.

Anëtari i Komisionit, Driton Hyseni ka kërkuar sqarim nga drejtues të ZRrE-së për rastet e ndërprerjeve të energjisë elektrike, ku me ç’rast tha nuk ka pasur masa ndëshkimore ndaj KEDS-KESCO.

“Periudha nëntor, vjetor në vend kemi mbi 23 mijë raste të ndërprerjes të energjisë elektrike, një pjesë janë të planifikuar e një tjetër jo. Si ZRrE pas evidentimit të këtyre rasteve ju nuk keni ndërmarrë ndonjë veprim ndëshkimor ndaj operatorit. Sa operator pas monitorimit tuaj kanë arrit ta përmirësojnë gjendjen në terren, nëse vazhdohet me këtë ritëm dhe a konsideroni ta merrni ndonjë rast për ndëshkim”, ka thënë Hysnei.

Për këtë Fejzullahu tha se shumica e ndërprerjeve të energjisë elektrike tash e tutje ndodhen për shkak të rregullimeve që bëhen në rrjet nga investimet.

Ndërsa, sa i përket reduktimeve që kanë ndodhur në mënyrë indirekte, ai tha se ka pasur penalizmi ndaj KEDS-it dhe KESCO-s.

Gjatë këtij raportimi në Komisiion, Fejzullahu ka folur edhe për rritjen e çmimit të rrymës mbi 15 për qind nga 1 prilli për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në vend.

Back to top button