Zulfaj: Serbia ka dal nga marrëveshja, duhet të kthehet besimi në zbatimin e saj

Këshilltari i kryeministri Kurti, Jeton Zulfaj, ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Serbia me veprimet e saj ka dëshmuar se nuk është e interesuar në zbatimin e marrëveshjes.

‘’Marrëveshjen që e kemi arritur vitin e kaluar, qëndrimi i Republikës së Kosovës është qe ajo duhet të ketë zbatim të plotë dhe se në këtë drejtim së pari duhet të kemi një plan të sekuencimit për të cilin po punon zëvendëskryeministri Bislimi.  Ne kemi thënë që letra të cilën e ka deponuar ish-kryeministrja e Serbisë në dhjetorin e vitit të kaluar ajo duhet të tërhiqet sepse aty shprehet që për Serbinë marrëveshja nuk është e pranueshme tërësisht dhe as ligjërisht e obligueshme, pra përderisa ata kanë dal nga marrëveshja duhet që të kthehet besimi në marrëveshje dhe pastaj zbatimi i plotë i saj. Nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm, por zbatim të plotë”., tha Zulfaj për rtv21./21Media

Back to top button