Zyra e BE-së: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë fshat, mbeten të vonuara.
Nëpërmjet një postimi në “X”, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndër të tjera nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.
“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia e përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në postim. /21Media
Today, we stand in solidarity with the families and people of #Kosovo to honour and remember the victims of the Reçak/Račak massacre, a heinous crime that left an unhealed wound 26 years on.
Their lives were brutally taken, and justice and accountability remain overdue.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) January 15, 2025
Në Bruksel do të mblidhet për herë të parë komisioni i përbashkët për të pagjeturit
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?