Zyra e BE-së në Kosovë dënon fuqishëm sulmet ndaj komuniteve pakicë

Një familje nga komuniteti rom është sulmuar fizikisht të dielën nga persona të dyshuar në një qendër tregtare në Prizren, po ashtu Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, teksa ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës
Zyra e BE-së në Kosovë, ka dënuar fuqishëm aktin, duke e cilësuar si të patolerushëm.
“Përfaqësuesi Special i BE-së/Zyra e BE-së në Kosovë dënon fuqishëm një sjellje të tillë të papranueshme dhe të patolerueshme. Bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe të të gjitha komuniteteve dhe popullit të Kosovës. Ne inkurajojmë fuqimisht autoritetet e Kosovës që t’i sjellin autorët para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Avokati, Arianit Koci ka thënë se sipas informacioneve nga një deputet i Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, ka qenë vendosja e maskës.
“Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren. Sipas një deputeti të Republikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës. Prindërit dhe vajza e 11 vjeqare, e kanë pasur maskën. Djali jo”, ka thënë Koci.
Koci ka theksuar se pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njejtë të qytetit./21Media

Back to top button