Zyra e BE-së njofton për vizitën e Von Der Leyen në Kosovë
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka njoftuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor.
Në njoftim bëhet e ditur se Von Der Leyen në Prishtinë do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Para vizitës në Kosovë e Malit të Zi, Von Der Leyen do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën./21Media
On Saturday 26 October, @EU_Commission President Ursula von der Leyen will visit #Kosovo.
She will hold separate meetings with President @VjosaOsmaniPRKS and with Prime Minister @albinkurti.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) October 22, 2024