Zyra e BE-së: Shkarkimi i Kelmendit minon rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas shkakrimit nga ushtruesi I ka detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Sipas kësaj zyre shkarimi pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se ky vendim shpërfill edhe parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve. Vendimi është marrë me 5 vota për.
“Vendimi gjithashtu minon përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet më tej në njoftim.
Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Shkakrimi erdhi një ditë pasi Kelmendi u intervistua nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut.
Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Qalaj./21Media