Zyrtare, Athe Nuhiu bëhet me skuadër të re

Ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Athe Nuhiu nënshkroi kontratë me klubin austriak, SCR Altach. Qendërsulmuesi i gjatë 1.96 m ishte së fundmi në kontratë me kampionin e Qiprios, Apoel Nicosia dhe do të nënshkruajë kontratë për dy vitet e ardhshme.
Nuhiu kthehet në Bundesligën Austriake pas tetë vitesh. Pasi u transferua nga SK Rapid Vienna në Sheffield Wednesday në verën e vitit 2013.
“Në bisedat me Damir Canadi dhe Werner Grabherr (drejtues të klubit) shpejt u bë e qartë për mua se projekti në Altach është emocionues dhe se unë do të doja të vija këtu. Pas një viti jo aq të lehtë në Qipro, qëllimi im është të kthehem në nivelin tim të lartë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndihmoj ekipin me golat e mi.”, tha Nuhiu.

Back to top button