Zyrtare: Ballkani godet në merkato, përforcon mesfushën

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar për transferimin më të ri në skuadër, i cili e ka përforcuar repartin e mesfushës.

Bëhet fjalë për Eris Abedinin, i cili ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Ballkanin.

Abedini ka zhvilluar karrierën në disa skuadra të Zvicrës, ndër to Lugano dhe Winterthur, ndërsa edhe në Spanjë te skuadra e Recre Granadas.

25 vjeçari është paraqitur me Kombëtaren e Kosovës, derisa më parë në grupmoshat U-21. Aso kohe ai i tha PO Kosovës, edhe pse me Zvicrën u paraqit me gjeneratat U20 dhe U19.

“Klubi i uron lojtarit suksese drejt objektivave tona të përbashkëta!

Mirë se vjen Eris”, shkruante në komunikatën e Ballkanit.

Back to top button