Zyrtare, derbi Gjilani-Drita luhet pa tifozë

Derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i cili zhvillohet të dielën do të luhet pa praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur gjeneral i Gjilanit, Drilon Sylejmani.

Ai ka thënë se policia e Kosovës nuk ka marr përgjegjësi për të ofruar siguri në këtë ndeshje.

“U takuam me Policinë e Kosovës dhe ata nuk ofruan siguri për këtë ndeshje për shkak se stadiumi i qytetit nuk i ofron kushtet elementare për tifozët. Si rrjedhojë, në stadium do të lejohen vetëm personat zyrtar të dy klubeve”, tha Sylejmani.

Kjo ndeshje është me rëndësi jetike për të dy skuadrat. Derisa Drita po lufton për titull të kampionit, Gilani po kërkon vendin e tretë që dërgon në garat evropiane./kp

Back to top button