Zyrtare: Eriksen dhe Inter shkëpusin kontratën
Tanimë është konfirmuar që mesfushori danez Christian Eriksen nuk do të jetë lojtar i kampionit italian Inter.
Eriksen dhe Inter kanë shkëputur kontratën sot me marrëveshje të dyanshme, ku këtë lajm e ka konfirmuar vetë kampioni italian përmes rrjetit social Facebook.
“Edhe pse Inter dhe Christian janë duke ndarë rrugët, lidhja e tyre nuk do të thyhet kurrë. Kemi mbledhur disa nga kujtimet më të mira të karrierës së tij tek Interi me një mesazh special: kohë të mira, kohë të vështira, gola, fitore dhe festimi i Scudettos me tifozët jashtë San Siros”, shkruante në faqen zyrtare të Inter.
Që prej transferimit nga Tottenhami tek Interi, Christian Eriksen ka arritur të bëjë 60 paraqitje me kampionin italian, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime.
Video-mesazhin e Interit drejt Eriksen e gjeni më poshtë.
🖤💙 | CHRIS
PER SEMPRE NERAZZURRO. IN BOCCA AL LUPO, @ChrisEriksen8 !
I gol e le vittorie, l’abbraccio dei tifosi fuori da San Siro nel celebrare lo Scudetto: tutto resterà sempre fissato nel segno del nerazzurro. pic.twitter.com/sgJQPJtsfo— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) December 17, 2021