​Zyrtare: Fernando Torres, trajner i ekipit B të Atletico Madridit

Fituesi i Kupës së Botës dhe ish-lojtari i Spanjës, Fernando Torres është emëruar trajner i ekipit B të Atletico Madridit, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i La Ligas.

Torres shënoi më shumë se 100 gola me klubin e tij të fëmijërisë Atletico Madridin. Ai e ndihmoi Spanjën ta fitonte Kampionatin Evropian në vitin 2008 dhe 2012 dhe Kupën e parë të Botës në vitin 2010.

“E pranoj si një sfidë tejet të madhe me plot ambicie dhe qetësinë duke e ditur që ne jemi të gatshëm”, tha Torres, i cili më parë ishte trajner i grupmoshave U19 te Atletico.

Torres ka luajtur gjithashtu edhe për Liverpooli, Chelsean dhe Milanin, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Ai e ka fituar Ligën e Evropës edhe me Atleticon.

Back to top button