Zyrtare, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Nottingham Forest ka shkarkuar trajnerin Ange Postecoglou vetëm pas tetë ndeshjesh në krye të skuadrës, pas humbjes së sotme nga Chelsea me rezultat 3:0.
Ish-trajneri i Tottenham ishte emëruar 39 ditë më parë, por gjatë kësaj periudhe mori vetëm dy pikë, dy barazime dhe gjashtë humbje dhe skuadra ra në vendin e 17-të në ligë. Kjo është koha më e shkurtër që dikush ka qëndruar në detyrë në historinë e Premier Ligës.
“Nottingham Forest Football Club konfirmon se pas një serie rezultatesh dhe paraqitjesh zhgënjyese, Ange Postecoglou është ndarë nga roli i trajnerit me efekt të menjëhershëm,” thuhet në deklaratën e klubit në faqen zyrtare.