Zyrtare: Ky është transferimi i parë i Bayernit

Bayern Munich përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka siguruar transferimin e mesfushorit Konrad Laimer.

Laimer i bashkohet Bayernit në një marrëveshje deri më 30 qershor të vitit 2027, ku 26 vjeçari kalon te kampioni gjerman si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me RB Leipzigun.

“Jemi tejet të lumtur që kemi nënshkruar me Konrad Laimer. Ai vjen te ne si fitues i dy herë Kupës DFB, dhe së bashku ne shpresojmë që do të festojmë më shumë fitore dhe më shumë tituj këtu te Bayerni”, tha shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

Ndërkaq, Laimer tha se kalimi i tij te Bayerni është një ëndërr e bërë realitet.

“Është një ëndërr e bërë realitet për mua. Bayerni është njëri nga klubet më të mëdha në botë. Do të jap gjithçka nga vetja për klubin dhe tifozët”, tha Laimer.

Konrad Laimer arriti të bëjë 190 paraqitje në të gjitha garat për Leipzigun, ku shënoi 15 gola dhe e fitoi Kupën DFB dy herë në vitin 2022 dhe 2023.

Back to top button