Zyrtare, Naser Ramadani dorëhiqet nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKSHPK-së

Naser Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ( IKSHPK).
Kjo për portalin rtv21.tv u konfirmua Ministria e Shëndetësisë.
“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.
Arsyet e dorëheqjes sipas ministrisë nuk dihen.
“Dr. Naser Ramadani nuk ka paraqitur arsye për dorëheqjen e tij, megjithatë, për këtë pyetje mund të kërkoni përgjigje drejtpërdrejt nga dr. Ramadani.”, thonë nga MSh-ja.
Portali rtv21.tv i ka drejtuar pyetje Ramadanit për arsyet e dorëheqjes, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Ministria e Shëndetësisë njofton se me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK./21Media