Zyrtare: Raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë do të zhvillohet sot

Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina do të zhvillohet sot, ku delegacionet pritet të përbëhen nga të njëjtët përfaqësues të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve të hënën.
“Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN të mërkurën.
“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi zyrtari, transmeton rtv21.tv.
Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.
Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim./21Media

Back to top button