Zyrtare skuadra angleze shkarkon trajnerin

Skuadra angleze Middlesbrough ka shkarkuar trajnerin Chris Wilder pas 11 muajsh që ishte në këtë detyrë.
Skuadra që bënë gara në Champioship aktualisht është në treshen e fundit të tabelës pas vetëm dy fitoreve nga 11 ndeshjet e tyre të para në ligë.
Humbja 1-0 ndaj Coventry të shtunën rezultoi të ishte pika e fundit për ish-trajnerin e Sheffield United.
“Klubi i Futbollit Middlesbrough ka ndërprerë kontratën me menaxherin Chris Wilder me efekt të menjëhershëm. Leo Percovich do të marrë përsipër përkohësisht drejtimin e ekipit, i ndihmuar nga Craig Liddle, Mark Tinkler dhe Lee Cattermole. Klubi dëshiron të falënderojë Chris dhe stafin e tij për gjithë punën e tyre të palodhur gjatë 11 muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Middlesbrough.

Back to top button