Zyrtare, Southgate largohet nga Anglia: Kam dhënë gjithçka

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së dytë radhazi në finalen e Kampionatit Evropian. “Tre Luanët” humbën 2-1 nga Spanja në Berlin të dielën, pasi u mundën me penallti nga Italia në Ëembley tre vjet më parë.
53-vjeçari drejtoi vendin e tij për 102 ndeshje në tetë vjet. Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte më vonë këtë vit.
“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë”, tha Southgate. “Kjo ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri.”
Ai drejtoi Anglinë në katër turne të mëdhenj, duke arritur gjithashtu gjysmëfinalet e Kupës së Botës në 2018 dhe çerekfinalet në 2022.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?