Zyrtarit të Sirisë i ndalohet hyrja në Parlamentin Evropian

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka ndaluar hyrjen në parlament për zv. ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, Ejman Sosan

Në shenjë reagimi ndaj vrasjes së dhjetëra civilëve nga regjimi i Asadit duke përdorur armë kimike, kryetari i PE-së Tajani ka anuluar konferencën për Sirinë proregjimit që kërkohej të mbahej në Parlament më 10 prill.

Zëdhënësi i PE-së, Jaume Duch ka njoftuar se hyrja në parlament e zv. ministrit të Jashtëm Sosan, për të cilin ishte njoftuar se do të merrte pjesë në konferencë si folës, është ndaluar nga Tajani, ndërsa si arsyetim ka qenë “sulmi i fundit kimik dhe zhvillimet që pasuan”./21Media

Back to top button