Zyrtarizohet koalicioni PDK – LDK në Prizren

Është zyrtarizuar marrëveshja e koalicionit për balotazh mes PDK-së dhe LDK-së në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë. E falënderoj udhëheqjen e kësaj partie dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj për besimin dhe mbështetjen në balotazh duke dëshmuar se para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, interesat partiake mbesin në rendin të dytë. Prizren urime dhe na priftë e mbara! Rrugëtojmë bashkë +4 për Prizrenin e të gjithëve dhe për të gjithë!”, ka shkruar Totaj.

Totaj në balotazh do të përballet me Artan Abrashin e Vetëvendosjes. Balotazhi mbahet më 9 nëntor.

Më herët të dielën u zyrtarizua marrëveshja PDK – LDK edhe në Mitrovicën e Jugut.

Back to top button