Zyrtarizohet vendi dhe data për meçin e dytë mes Joshuas dhe Usyk

Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua më në fund janë gati të përballen në ring.
Rimeçi i shumëpritur i unifikuar për titullin e peshave të rënda ka një datë dhe vendndodhje të konfirmuar, që do të zhvillohet më 20 gusht në Jeddah, Arabinë Saudite, transmeton rtv21.tv.
Usyk i Ukrainës do të mbrojë titullin e tij IBF, WBA, WBO dhe IBO gati njëmbëdhjetë muaj pasi rrëzoi Joshua-n shtatorin e kaluar në stadiumin Tottenham Hotspur në Londrën Veriore.
Do të jetë paraqitja e tij e dytë në Lindjen e Mesme pasi kishte luftuar Andy Ruiz në Diriyah në dhjetor 2019./21Media

Back to top button