Zyrtarja e NATO-s takim me komandantin e KFOR-it, diskutojnë mbi sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim zyrtaren e lartë të NATO’s, Blanca Hereza Atienza, ushtruese e detyrës së shefes për Operacione Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë diskutuar për sigurinë në rajon.

Ulutash ka riafirmuar përkushtimin e tij për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe Gjeneral Major Ulutaş riafirmoi angazhimin e tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhet në njoftim.

Back to top button