​Buxheti i Kosovës pas mesnatës hidhet në votim!

Kuvendi vazhdon punën në orën 01.30!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se duhet pritur për një ose dy orë, që të votohet për lexim të dytë Projektligji i Buxhetit për vitin 2020. Ajo ka thënë sonte se janë në pritje të rekomandimit nga Komisioni për Buxhet.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit të Kosovës është thirrur sot në orën 15:00 për shkak të gjendjes me koronavirus në vend.

Deputetët e Vetëvendosjes kanë iniciuar një mocion për shmangie nga afatet procedurale dhe të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, diçka që është kundërshtuar nga partitë opozitare.

Mocioni është votuar pa prezencën e opozitës në sallë, çka pastaj ka ngjallur debat ndërmjet deputetëve, me ç’rast opozita ka kritikuar pushtetin se po e shfrytëzojnë gjendjen e jashtëzakonshme për të kaluar buxhetin pa u japur mundësi deputetëve të shprehin qëndrimet e tyre.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2 miliardë e 357 milionë euro.

Back to top button