​Odat ekonomike me konferencë për masat e ndërmarra për Covid 19

Konferenca është paralajmëruar të fillojë në orën 09:00

Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës së Afarizmit të Kosovës, Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës sot nga ora 09:00 mbajnë konferencë.

Gjatë kësaj konference do të prezantojnë kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.

Aty do të prezantohen edhe kërkesat e komunitetit të biznesit për masat që Qeveria e vendit duhet të ndërmarrë për të mbrojtur sektorin privat nga efektet negative./21Media

Back to top button