​Mbahet akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”

Mikpritja shqiptare

Sot mbahet akademi solemne “Faleminderit Shqipëri”, për të përkujtuar 21 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Akademia mbahet në qendrën “BogdaniPolis”, te Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, nga ora 10:00

Viti 1999 ani pse ishte një viti i tmerrshëm në historinë e re të shqiptarëve, mu këtë vit, shqiptarët kanë përjetuar një moment tejet të bukur bujarie, mikpritjeje dhe dashurie ndërvëllazërore. Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre.

Akademi solemne organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës./21Media

Back to top button