Haradinaj: Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën

Kreu i AAK-së nga Franca ka thënë se “Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe kranaria e shqiptarëve”.

Lideri i AAK-së Ramush Hradinaj ka uruar xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova dhe trajnerin Toni Kuka për sukseset e arritura në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajt në Poloni duke thënë se sot sukseset e tyre ia kanë rritë zemrën.

“Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe kranaria e shqiptarëve. Janë inspirimi im.Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën. Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua. Unë besoj në ju dhe në popullin tim”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe sot xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajtë në Poloni.

Po ashtu me medalje nga ky kampionat është kthyer edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e bronztë./21Media

Back to top button