Padi ndaj drejtorit pa diplomë

Kryetari, Darko Dimovski tha Atanasov është drejtor pa diplomë valide

Drejtorit të ndërmarrjes private “Ujësjellës dhe kanalizim” Aleksandër Atanasov, i është ngritur padi penale nga ana e Sindikatës për Turizëm dhe Ekonomi. Kryetari i kësaj sindikate, Darko Dimovski tha se këtë vendim e kanë ndërmarrë për shkak se Atanasov është drejtor pa diplomë valide.

Sipas tij, inspektorë të Inspektoratit të Punës gjatë një kontrolli ia kanë kërkuar diplomën Atanasovit, por ai nuk ua ka treguar.

Dimovski tregoi dokumente sipas të cilave Ministria për Arsim dhe Shkencë ia bën të ditur Atnasovit se diploma e tij nuk pranohet, pasi që e njëjta nuk gjendet në listën e 500 universiteteve të ranguara në Listën e Shangait.

“Sindikata e SUTKOZ përmes avokaturës Davidoviç, deri tek Prokuroria Themelore Publike kemi ngritur një padi penale për mashtrim për zotëri Anasovin. Ai edhe pse është në dijeni se që diploma e tij është jo valide, përsëri nuk e dorëzon diplomën në Qytetin e Shkupit, te kryetari Koce Trajanovski dhe vazhdon që të mbajë funksionin si drejtor gjeneral i ndërmarrjes private ‘Ujësjellës dhe kanalizim’”, tha Darko Dimovski, Kryetari i Sindikatës.

Drejtori i NP-së “Ujësjellësi dhe Kanalizim”, Aleksandar Atanasov duhet të dorëzojë dokumentacion shtesë për nostrifikim të diplomës së tij për studime të përfunduara në universitetin Empajër Stejt Kolexh në Athinë. Këtë e kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shkak se ky universitet nuk ekziston në listën e 500 universiteteve më të mira sipas listës së Shangajit, tha ministri Pishtar Lutfiu për TV21.

“Personi në fjalë ka aplikuar për nostrifikim tek Ministria arsimit. Mirëpo në dokumentacionin e tij ka potencuar se Universiteti është në 500 më të mirët sipas listës së Shangajit. Në këtë rast ne kemi vërtetuar se diploma e tij, nuk është në mesin e 500 më të mirëve dhe i kemi dërguar një letër drejtorit në fjalë, që të plotësojë dokumentacionin dhe ti nënshtrohet procedurës së rregullt të nostrifikimit”, tha Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Sindikata akuzoi se njeriu i parë i ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizim” Shkup, në mënyrë të paligjshme ka larguar dhe degraduar punëtorët me bindje të ndryshme politike. E më i thirruri për këtë rast drejtori Aleksandër Atanasov, vazhdon të mbaj larg gazetarët duke mos u përgjigjur në asnjë thirrje telefonike./21Media

Back to top button