17 të vdekur nga zjarri në një hotel

Në njërin prej hoteleve në Indi ka ndodhur një fatkeqësi

Sipas Policisë së New Delhi së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit. Ndërsa, zjarrfikësit shpëtuan 35 njerëz nga ndërtesa pesëkatëshe.

Raportohet se katër persona të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin, Arpit Palace.

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë shkakun e zjarrit. Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave.

Back to top button