Kurti takohet me Baerbock: Mbështetja e Gjermanisë ka rëndësi kyçe të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Berlin tha se mbështetja e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është kyçe.

Siç bëhet e ditur në njofitmin për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Baerbock diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe energjia ishin çështjet kryesore për të cilat u diskutua.

“ Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi ministren Baerbock me suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MË, dhe për përgatitjet që po bëhen për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MW. Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë.
Ky ishte takimi i tretë në më pak se tri vjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Baerbock.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media

Back to top button