Mbi 400 mijë euro për parandalimin e sëmundjes së gjedheve

Qeveria ndau mjete buxhetore për parandalimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit dhe për dezinfektimin e hapësirave kundër Etheve hemorragjike

Qeveria e Kosovës sot me propozim të Ministrisë së Financave ka ndarë 432 mijë euro për parandalimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit.

”Bashkë me mjetet e ndara të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, shuma e cila dedikohet për këtë çështje arrin vlerën mbi 600 mijë euro, ku përmes kësaj shumë do të përfitojnë të gjithë fermerët që mbajnë gjedhe”, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Sipas komunikatës, Qeveria e Kosovës  gjithashtu ka ndarë 350 mijë euro për dezinfektimin e hapësirave kundër Etheve hemorragjike – Krime Kongo (rriqrave), ku përmes kësaj  shume i mundësohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje./21Media

Back to top button