Agusholli për Kodin Civil: As nuk jam as nuk kam qenë pro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një paraqitje të tij në Berlin ka folur për Kodin Civil, i cili s’po kalon në Kuvend.

Për këtë nen, Kurti dha një zotim të fortë se do t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës Gjini.

Mirëpo Kodin Civil e ka kundërshtuar deputeti i LVV-së Gramoz Agusholli, i cili tha se nuk ka ndryshuar mendje sa i përket Projekligjit për Kodin Civil, pavarësisht ndonjë presioni.

“As nuk jam e as nuk kam qene pro kodit civil ne verzionin qe ka qene”, ka thënë Agusholli për portalin rtv21.tv./21Media

Back to top button