KEDS investon në njërën nga zonat më të mëdha të Pejës

Është zona e rrugës së Spitalit rajonal të Pejës, ku KEDS ka shtrirë investimin e tyre

Zona përfshinë dhjetëra lagje e blloqe nga objekti i ish-Arkivit të Qytetit e deri tek Spitali Rajonal, kurse përfitues janë mëse 1.200 konsumatorë.

“Rreth 30 shtylla për tension të ulët, 5 për tension të mesëm, që janë vënë në varsi të nevojës si dhe infrastrukturë përcjellëse e energjisë, tashmë janë vënë në këtë pjesë të Pejës nga Kompania jonë ”, deklaroi zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala tha se në këtë pjesë të Pejës, në mesin e përfituesve janë edhe shumë biznese. “Kjo tregon seriozitetin e kompanisë tonë dhe tendencën që të jemi sa më afër konsumatorit. Fokusi yni është që konsumatori të ketë benefite kualitative, përfshirë këtu edhe ata të biznesit si dhe të ketë efekte sa më pozitive ”, shtoi Buzhala.

KEDS këto ditë është duke investuar edhe në pjesë të Pejës për të ngritur  cilësinë dhe kualitetit e furnizimit me energji për komunitetin.

Back to top button