Kërcënohet gazetari Musa Mustafa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për kërcnimin ndaj gazetarit Musa Mustafa

Gazetari, Musa Mustafa natën e mbremshme është kërcënuar me vrasje përmes telefonit. Për këtë rast ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili e ka pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkuar nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin.

“Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të  shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë  kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve”, thekson në fund të reagimit AGK-ja.

Musa Mustafa, i cili është drejtues i portalit ‘Infojeta.net’, ka treguar se rastin e ka paraqitur edhe në polici, pasi që atij përmes sms-it i është kërcënuar edhe familja.

Back to top button