Shkak mos përshtatja e shpejtësisë

Shkak mos përshtatja e shpejtësisë

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Balincë të Malishevës, ku nga plagët e marra ka vdekur një person.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar shefi i trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Sot rreth orës 01:50 ka ndodhur një vetaksident, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, viktima me veturë ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mur”, ka thënë Sahatqija.

Vdekjen e viktimës e ka kostatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion në Prishtinë./21Media