Bajrami: Kurti duhet ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

(Lajm i përditësuar)


Bajrami tregon tri sfidat e shtrirjes së kushtetueshmërisë në Republikën e Kosovës

Profesori i të Drejtës Kushteturse, Arsim Bajrami vlerësoi se tri sfidat të shtrirjes së kushtetueshmërisë në Repoublikën e Kosovës.

“Janë tri problem në të cilat ndeshet edhe Kushtetuta e Kosovës, por edhe shtet ndërtimi : E para mos shtritrja e fuqisë apo e juridiksionit kushtetues në komunat e veriut, të cilat akoma nuk  i nënshtrohen Kushtetutës…problemi i dytë shkeljet kushtetuese në një shtet të ri numri kaq i madh i shkeljeve nuk është i mirë , dy presidentë të larguar, dy –tri qeveri të rrëzuara, dhe e treta është niveli I emancipimit elgal kushtetues të partive politike dhe të liderëve, neve akoma nuk e kemi kaluar stadin e një edukimi kushtetues e një patriotizmi kushtetues ku praktikisht liderët , partitë politike e dinë se demorkatcia është një rregull e lojës e cila është përcaktuar me ligjedhe Kushtetutë, akoma në luftën për pushtet apo në ballafaqimet zgjedhore, shpesh-herë ka abuzime për Kushtetutë”, tha Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 , duke shtuar se mendon që është një Kushtetutë se do të jetojë gjatë, pasi që sipas tij ka ndërtuar kushtet për ndërtimin e një shoqërie liberale.

 


Bajrami për kodin civil: Se kuptoj presionin e ndërkombëtarëve, ky debat nuk është përmbyllur as në shtetet e BE-së

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami duke folur në emisionin “Click” në RTV21  për kodin civil tha se është një çështje që duhet të diskutohet në shumë aspekte dhe të arrihet një konsensus.

“Apsolutisht nuk e kuptoj edhe presionin e bashkësisë ndërkombëtare që të nxitohet sepse edhe shtetet që janë anëtare të BE-së kanë këto probleme, është e vërtetë që Kushtetuta jonë është prej më të mirave që s’ka asnjë dispozitë diskriminuese të çështja konkrete ne e kemi define shumë kjartë që kjo çështje rregullohet me ligj, që e kemi ligjin për martesën që e ka definuar se çfarë është martesa dhe e kanë definu se për momentin është një bashkim i dy partnerëve që kanë gjini të kundërta , tani kemi konventat evropiane që i kemi pranu si ligje të zbatueshme  , por kjo nuk duhet tash kjo të na futet si kusht për kurfarë anëtarësimi në BE sepse ky debat akoma nuk është përmbyllur edhe në shtetet anëtare, është jokorrekte që një shteti të ri që se kemi asnjë mekanizëm ndërkombëtar .. ky është një proces që duhet të diskutohet në mënyrë shumë të qetë që ligji të kalojë.”, tha Bajrami.

Ai tha se proteston ndaj presioneve të bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur këtë.


Bajrami : Në  vitin 2015, Serbia njohu de jure Kosovën

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 tha se  99%  e vendimeve  Kushtetuese janë zbatuar.

“Janë  5 – 6 raste që nuk janë zbatuar të cilat megjatë kanë krijuar një dëm politik  se ti nuk po i zabton vendimet e gjykatës tënde  dhe kjo nuk është mirë për një shtet të ri dhe kërkon përgjegjësi të cilën duhet ta tregosh ta demostrosh sepse ky në një mënyrë po krijon njëfarë percepsioni se i zbaton vendimet kur të bjen mirë “, tha ai.

Sipas tij i vetmi rast kur Serbia ka bërë njohje de- jure të Kosovës ka qenë momenti kur është nënshkruar marrëveshjen që statute të shkojë në vlerësim në Kushtetuese në 2015.

“Dhe ajo kurrë s’ia fal vetes që e ka bërë këtë  sepse në një mënryë ka pranuar jurdiksionin e Gjykatës Kushtetues të Kosvës si shtet Sovran dhe  i pavarur dhe kjo është bërë me insistimin e kryeministrit Isa Mustafa, i cili pat vendosur atë klauzolën se para se të dekretohet statuti duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Ai tha se asociacioni është dashur të mbyllet në vitin 2017


Bajrami: Ka një dozë mosbesimi nga bashkësia ndërkombëtare se qeveria nuk do të realizojë premtimet

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami në emisionin “Click” në RTV21  tha se bashkësia ndërkombëtare ka humbur besimin në Qeverinë e Kosovës.

“Është e vërtetë ka një dozë mosbesimi se qeveria nuk do të realizojë premtimet që ndoshta dhe janë dhënë dhe nuk do të veprojë dhe ndoshta pë rata po gjendet ky momentum delikat që këto ditë sa kanë mbet të deyrohet që qeveria të veprojë.”, tha ai.


Bajrami për dinarin: Vendim i mirë , por është dashur të lejohet periudha e tranzicionit

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se vendimi për dinarin ka qenë i mirë, por sipas tij është dashur që Qeveria të jetë më fleskibile.

“Ku ne jemi në finalizim të diaolgut në prag të arritjes së një marrëveshje është kërkuar prej Qeverisë së  Kosovës një pragmatizëm, një fleksibilitet i cili ta jep mundësinë që të realizosh atë që ke vendosur , por edhe të krijosh fleksibilitet që bashkësia ndërkombëtare të bindet që t’i nuk po me shkaktu problem por me zgjedh problem… dhe kjo n aka pru në një sitatë që edhe dinari të disktuohet në Bruksel”, tha Bajrami.

Sipas tij një gjë e tillë nuk është dashur të lejohet.

“Është dashur që menjëherë  Qeveria pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë të lejojë  një periudhë  tranzicioni që i është kërku.. që plotësisht të insatlohet kontrolli financiar në Republikën e Kosovës”, deklaroi Bajrami duke shtuar se kjo ka mundguar dhe kështu ka bërë që të shtohet lista e kushteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës .


Bajrami: Duhet me të mësohemi të jetojmë pa njohjen nga Serbia

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosovës nuk i duhet njohja e Kosovës aktualisht.

“Ne duhet me u mësu me jetu edhe pa njohjen e Serbisë, çka na duhet neve njohja e Serbisë nëse nihjemi nga BE- dhe bëhemi anëtarë të NATO-s, Sernia njohjen e Kosovës e quan mallkim”, tha ai duke shtuar se njohjen Serbisë nuk poi a kërkon as bëshkësia  ndërombëtare pasi që “ po e shohin të pamundshme”, tha ai.

Ai shtoi se Vuçiq aktualisht është duke ndjekur reotirkën e Millosheviqit.


Bajrami: Simpatia dhe miqësia e aleatëve të Kosovës ka filluar të zbehet

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se nuk mund të ketë konflikt të armatosur me Serbinë, por sipas tij do të ketë provokime. Sipas tij simpatia dhe miqësia e aleatëve të Kosovës ka filluar të zbehet.

”Nuk e kemi atë mbështetje, as mund të llogarisim se e kemi mbështejten e viti ’99 ku ne kemi qenë një shtet shumë simpatik i lindur nga një gjenocid dhe tërë bota  e ka përshendetur lindjen e një shtetit, kështu që nuk duhet të kalkulojmë me elementin kohë.

I pyetur se a e rrënoi Kosova atë që ndërtojë, tha se nuk mund të thuhet se është rrënuar.

“Por nuk jemi më partner i besueshëm… kur kemi kordinu mirë me amerikanë kurrë nuk na ka rënë keq”, tha ai.


Bajrami përmend “gabimet” e Qeverisë ku ai bëri pjesë: Nuk është dashur të pranohet dialogu teknik

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për historikun e dialogut Kosovë- Serbi ,tha se dialogu është i imponuar, derisa pranoi se Qeveria ku ai bëri pjesë ka bërë gabime në procesin e dialogut.

“Atëherë është mandatuar dialogu, por si dialog teknik, me atë fusnotën i cili dialog praktikisht ishte me shumë kontraversa kishte disa rezultate, por e shndërroi Kosovën në një çështje të dialogut teknik , unë mendoj se qysh atëherë këtu marrë përgjegjësi edhe vet ndonëse nuk kam qenë përgjegjës për dialogun por anëtar qeverie,  unë mendoj se Qeveria e Kosovës atëherë është dashur të thotë problemet teknike i diskutojmë pas marrëveshjet finale, merrimi vetëm më çështjet politike, dhe pastaj si dy shtete që nuk kontestojnë njëra tjetrën na duhen vite për më i zjgedh çështjet teknike”, tha ai duke shtuar se ky dialog ndonëse ka sjell disa rezultate, por edhe efekte negative që sipas tij paraqitit Kosovën si një vend me konfliikt të ngirë dhe duke i dhënë Serbisë mundësi që ta stabilizojë Kosovën.

“Kjo ka bërë që dialogu të ndodhet në qorrsokak që s’ka fund..”, tha ai.


Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e asociacionit

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 tha se si një person që ka marrë pjesë në procese të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova  po i jep këshilla bamirëse kryeministrit Albin Kurti.

“I jap një këshillë miqësore, profesionale edhe jam i gatshëm ta ndihmoj në këtë process që ai të tregojë lidership dhe të veprojë si lider i vërtetë, por gjithsesi do ta përkrahi që të mos lejojë asnjë krijesë asnjë asociacion i cili bie ndesh me Kushtetutën , dhe të kërkoj prej të gjitha institucioneve të Kosovës që i ka në dispozicion të parandalojë një monstrum të tillë kushtetues që mund të shkaktojë problem, por duhet të veprojë me mjetet e shtetit ligjor”, tha Bajrami.


Bajrami – Kurtit: Bëhu më pragmatik gjuaje topin te Serbia e cila nuk është e interesuar për asociacionin

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami i bëri thirrje qeverisë që ta dërgojë në kushhtetuese draft-statuin , në mënyrë që siç tha ai ta gjuante topin nga Serbia

“Bonu pak pragmatik në pikëpamje diplomatike, ti je nën sanksione, Serbia nuk është nën sanksione , ti trego pak pragmatizëm që gjuaje fajësinë për sabotimin e asociacionit te Serbia e cila nuk është e interesuar për të, …ajo është e interesuar ta mbajë Kosovën nën tension nën kërcëim ushtarak dhe policor, në gjendje e statusit juridik të ngirë dhe të  blejë kohën mos po ndërron koncelacioni gjeopolitik, pasi që Serbia i ka humbur betejat me Kosovën”, tha ai.


Bajrami i bindur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ushtrojë presion mbi Kushtetuesen për asociacionin  

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami është shprehur i bidnur se bashëksia ndërkombëtare nuk dot të ushtorjë presion mbi Gjykatën Kushtetuese a i përket vednimit për asociacionin.

“Nuk e besoj , Gjykata Kushtetuese është apsolutisht e pavarur.. ka dhënë prova në shumë raste shumë raste sensitive edhe në rastin e Asociacionit kur e ka vlerësuar, edhe atëherë bashkësisë ndërkombëtare nuk i ka konvenu, ka dashtë ndoshta me përfundu qysh atëherë, duke njohur nga afër gjyqtarët besoj se ata do të vijnë në mbrojte të integritetit professional që kanë. Dhe nuk besoj që bashkësia ndërkombëtarë përfshirë ambasadorët këtu do të ushtrojën presion sepse këta e dijnë që çfarë do të thotë Gjykata Kushtetuese.”, tha ai në emsionin “Click” në RTV21.


Bajrami: Vetmenaxhimi është zëvendësim fjalës Autonomi

Profesori i të Drejtës Kushtetuese , Arsim Bajrami në emsionin “Click në RTV21 dha qëndrimin e tij sa i përket draft-statutit të Asociacionit.

I pyetur se a do ta pranojë këtë draft Gjykata Kushtetuese , tha se mund të japë vetëm mendim personal.

“ Mendimi është akademik dhe nuk është shtetëror, unë mendoj së është mjaft problematic kys tatus, sidomos në disa paragrafe të saj , janë katër- pesë paragrafe të saj që janë mjaft problematik në kuptimin e sigurimit të vendit unik, vetmenaxhimi është zëvdendësim i fjalës autonomi, vetmenaxhimi ka disa faza .. vetmenaxhimi shtë një term ekonomik, me ekonomista që janë konsultu ata thonë që ka 10 elemente që nga planifikimi . vendimarrja mbilqyrja financimi ky është mjaft problematic, janë disa çështjë për të cilat fjalën do ta ketë Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria do ta ketë lehtë…sepse atëhërë bashkësia ndërkombëtarë nuk të bëjë presion” , tha ai.


Bajrami: Kurti duhet ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami tha në emsionin “Click” në RTV21 se ky është momentum më i mirë i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke shtuar se dështimi eventual do të jetë një humbje shumë e madhe për Kosovën.

Sipas tij presioni që po bëhet mbi Kosovën , konkretisht nga kancelari Scholz dhe Presidenti Macron është qeveria të lëviz drejt themelimit të asociacionit, pasi që sipas Bajramit edhe ata e dinë se në Kosovë aktualisht nuk ka kushte që të themelohet asociacioni.

“E ky hap që do të ishte i mjaftushëm për votimin e ministrave pro anëtarësimit është vetëm dërgimi në Gjykatën Kushtetuese, personalisht duke qenë jurist dhe për nga vokacioni edhe konsitucionalist unë mendoj që Qeveria duhet të jetë komode, Qeveria e din se ky është një detyrim ndërkombëtarë, ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese kur ka vlerësuar shkeljet që ka pasur drafti, ka  theksuar se ky është një detyrim ndërkombëtar, dhe unë mendoj se Qeveria duhet të lirohet nga parashikimet zgjedhore apo parashikimet se çfarë ka thënë dhe ta bëjë këtë hap vetëm ta dërgojë, jam i sigurtë se Gjykata Kushtetuese meqenëse e njoh nga afër atë Gjykatë jam edhe një prej themelueseve të Gjykatës do të jetë në krye të detyrës në respektim të detyrës Kushtetuese kanë gjyqtarët, do ta vlerësoj profesionalisht atë draft, dhe po qe se ka shkelje , do t’i thotë ato shkelje sepse jurispodenca e saj ka thënë se ajo ka pru shpesh vendime që si kanë shkuar për shtati edhe bashkëshisë ndërkombëtare apo edhe partive politike , madje vendimet e saj shpesherë kanë shkatuar efete negative për të gjitha partive politikë. Unë mendoj se Qeveria e ka një siguresë, ajo është Gjykata Kushtetuese, në qoftë se vërhet se draft-stautsi bie ndesh me Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese do të ja thotë, dhe kjo është një loj lehtësimi i Qeverisë sepse nuk mund të shkojë përtej Gjykatës së vet Kushtetuese”, tha  Bajrami.


Bajrami thotë se në veri ka shtrirje të sovranitetit policor,  por jo integrim të serbëve

Profesori Arsim Bajrami në emsionin “Click” në RTV21 tha se në veri është shtrirë vetëm sovraniteti policor, por sipas tij nuk po bëhet integrim i serbëve.

“Ajo është policia jonë dhe duhet përshendetur, por nuk mbahen katër komuna me polici, policia është e domosdoshme  po menaxhimi i problemi nuk bëhet me metoda policore , ajo bëhet me integrim demokratik dhe  inegrimi demokratik bëhet përmes ciklit të zgjedhjeve që ata të integrohen siç kanë qenë të integruar.”, vlerësoi Bajrami.


Bajrami: Tani kërkohet që Kurti ta dërgojë draft-stautin në Kushtetuese

Profesori i të Drejtës Kushtetuese në emisionin “Click” në RTV21 tha draft- stauti i Asociacionit nuk është  perfekt, pasi që sipas tij ka shumë dyshime dhe rreziqe.

“Aty përpos themelimit të asociacionit që buron nga viti 2013 e këndej buron edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila ka treguar se është një detyrim i trashëguar ndërkombëtar është fut edhe klauzola e vetmenaxhimit e cila defakto çon edhe tek autonomia joformale e cila mund të jetë edhe mjaft e rrezikshme.”, tha Bajrami.

Megjithatë ai shtoi se Kosova ëshë në një situatë ku nuk i ka shumë zgjedhje, pasi që sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare ka ndëtuar një poziccion të qartë, duke iu ofruar votimeve për Këshill të Evropës që sipas tij janë bërë në aspect partiak, duke shtuar se vendimi final do të jetë politik në bazë të shteteve.

“Po shihet se ka një qendrim të Gjermanisë dhe Francës dy prmotorhet e marrëveshjes dhe autoret e planit franko-gjerman që të ushtrohet një presion dhe të bëhet një veprim serioz substancial në drejtim të themelimit të asociacionit , sepse themelimi i asociacionit nuk është një momentum por një proces që në pikpamje kushtetuese përfshin disa etapa dhe  faza. Tani jemi në faza fillestare ku kërkohet që qeveria me një vendim legal, me një vendim politik të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për opinion këtë asociacion, dhe pas miratimit të opinionit nëse miratimi i Gjykatës Kushtetuese lejon themelimin e asociacionit pa e cenuar rendin kushtetues atëherë vihet të faza e tretë që është konstiuimi i asociacionit për të cilën ka pengesa objective për faktin se serbët refuzuan që të marrin pjesë në referendumin për shkakrimin e kryetarëve , por refuzojnë që të themelojë asambletë komunale dhe praktikisht nuk ka edhe kush ta themelojë asociacionin sepse themeluesit e asociacionit janë kryesisht komunat me shumicë serbe”, tha Bajrami.

Ai tha se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe e ndikojnë proecsin e asociacionit, pasi që sipas tij në modelin franko-gjerman shihet se themeluesit e asociacionit janë komunat me shumicë serbe./21Media

Back to top button