Në komunën e Vitisë sot ka filluar aksioni një mujor për pastrimin e qytetit

Në komunën e Vitisë sot ka filluar aksioni një mujor për pastrimin e qytetit

Me moton “Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin”, Komuna e Vitisë sot në qendër të qytetit ka filluar me aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune.

Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndersa mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshme si Policia e Kosovës, KFOR-i, bashkësitë fetare, organizatat jo qeveritare, shkollat fillore dhe të mesme etj.

Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit bëri me dije se aktivitetet e pastrimit do të përfundojnë me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë.

Kurse, kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i falënderoj të gjithë ata që iu kanë bashkëngjit këtij aksioni duke potencuar se ky aksion është tradicional.