Asociacioni mund të përkeqësojë raportet ndëretnike

46.1% e qytetarëve kanë thënë se Asociacioni do të ndikojë në negativisht

KDI-ja ka publikuar të martën raportin e sondazhit për dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar nga 3 deri më 12 mars.

Jeta Krasniqi nga KDI-ja, tha se sipas sondazhit 58% e qytetarëve nuk besojnë se gjykatat e veriut nuk do të integrohen sipas marrëveshjes për drejtësi të arritur në Bruksel. Madje 60% mendojnë se kjo marrëveshje nuk do të jetë e suksesshme.

Ndërsa rreth shuarjes së strukturave paralele 48 % e qytetarëve janë përgjigjur me “jo” kur janë pyetur nëse këto struktura janë shuar.

Në këtë sondazh qytetarët mendojnë se dialogu nuk ka ndikuar në shtrirjen e sovranitetit edhe pas 6 vjet të dialogut. 51% e qytetarëve kanë thënë se nuk ka ndikuar, ndërsa vetëm 4% mendojnë se ka ndikuar.

Kurse rreth asociacionit, qytetarët e pyetur se cili do të jetë ndikimi i tij në raportet ndëretnike, 46.1% e qytetarëve kanë thënë se Asociacioni do të ndikojë në përkeqësimin e raporteve ndëretnike, ndërsa 30.8% mendojnë se raportet do të mbesin të njëjta.

Krasniqi tha se në bazë të këtij sondazhi ka mungesë të madhe të transparencës në dialog. Ajo tha se KDI rekomandon institucionet që ndërmarrin hapa për shuarjen e strukturave paralele, ngritjen e transparencës, shtrirja e sovranitetit e tjera. Krasniqi theksoi se institucionet duhet t’i marrin seriozisht këto rezultate.

Back to top button