Komuna e Prishtinës del me sqarim për orarin e punës së barnatoreve

Komuna e Prishtinës ka dalë me një qarim rreth orarit të punës së barnatoreve.
Në njoftimin e Komunës bëhët e ditur se orari i punës së barnatoreve fillon në orrën 07:00 dhe përfundon në orën 22:00
“Funksionimi i barnatoreve, respektivisht orari i punës së tyre mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare)”, ka shkruar Komuna e Prishtinës në “Facebook”.
Ndërsa, kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.
“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim e aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse. Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të trajtoj secilën kërkesë të arsyeshme dhe të kontribuojë që jeta e qytetarëve, mbi të gjitha shëndeti i tyre të jetë parësor në secilin rast”, përfundon njoftimi./21Media