Barcelona-Juventus informacione rreth përballjes

Barcelona kërkojnë që të prodhojnë një rikthim tjetër kundër Juventusi, pas rikthimit më të madh në historinë e Ligës së Kampionëve

Javën e kaluar blaugranët ishin mundur keq në Turin me rezultat 3 me 0, dhe tani janë në kërkim të një ndeshjeje të mrekullueshme nga ana e tyre për një rikthim të mundshëm.

Sigurisht që nuk mund ta eleminosh Barcelonën pa përfunduar komplet ndeshja, psai fuqinë e tyre e pamë kundër Paris Saint Germain ku në Camp Nou u mundën 6 me 1 nga Barcelona.

Juventus janë një bishë ndryshe nga PSG gjithsesi, faza defanzive e tyre është shumë më e suksesshme se ajo e francezëve, dhe për Barcelonën të shënojë shumë gola kundër tyre është tepër e vështirë.

Katalunasit pas humbjes në Itali fituan në ligë kundër Real Sociedad me rezultat 3 me 2, duke përmbushur 4 fitore dhe 2 humbje në 6 ndeshjet e fundit.

Zonja e Vjetër pas fitores në shtëpi vazhdoi me fitore në Sere A kundër Pescaras me rezultat 2 me 0, duke fituar 6, barazuar 1 dhe humbur 1 ndeshje në 8 ndeshjet e fundit.

Juventinët në shtëpi janë shumë të suksesshëm, por jo edhe aq jashtë shtëpisë. Ata kanë fituar 2, barazuar 2 dhe kanë humbur 1 ndeshje në 5 ndeshjet e fundit si mysafir, shkruan rtv21.tv.

Barcelona në anën tjetër nuk është mundur në Camp Nou qysh nga tetori, duke fituar 15 ndeshje dhe duke barazuar 3 në 18 ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtëpi.

Në 14 nga 15 ndeshjet e fundit në shtëpi Barcelona ka shënuar së paku 3 gola si dhe Juventus kanë pranuar 8 gola në 8 ndeshjet e fundit si mysafir, andaj edhe pse italianët do të mbrohen më tepër do të ketë shumë shanse që Barca të shënojë së paku një herë.

Në 4 ndeshjet e fundit mes dy klubeve, Juventus ka fituar 2 herë, Barcelona ka fituar 1 herë dhe 1 ndeshje është ndarë baras.

Juventus kanë shënuar në 14 ndeshjet e fundit si mysafir, andaj një gol i shënuar nga Juventus në Camp Nou do të vështirësonte shumë misionin e Barcës.

Klubi i Barcelonës ka të lënduar 3 futbollistë, Javier Mascherano, Aleix Vidal dhe Alcantara Rafinha, ndërsa tek klubi i Juventus Marko Pjaca dhe Moise Kean nuk janë të gatshëm për paraqitje.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45./21Media

Back to top button