Basha: Rama është Maduro i Ballkanit

Basha tha se Shqipëria nuk është Venezuelë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është drejtuar protestuesve të opozitës së bashkuar. Basha tha se kryeministri Edi Rama është Maduro i Ballkanit, ndërsa tha se ‘Shqipëria nuk është Venezuelë, por është mesi i Evropës”.

Në fjalimin e tij, Basha shtoi se nuk do të lejojë që Kushtetuta e vendit të kthehet ‘në letër higjenike’. Ai quajti protestën e sotme rrugëtim shprese.

“Ligji dhe Kushtetuta janë produkt i sovranit, zbatimi i tyre detyrë e shtetit, kur shteti nuk e zbaton e zbaton sovrani. Këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi. Shteti është kapur nga krimi dhe njeriu që u del përpara si kryeministër është Maduro i Ballkanit. Kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Evropës. Nuk do të lejoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në një letër higjenike nga një kriminel që paraqet më të zezat, llumin e shoqërisë”, tha Basha.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri, Johannes Hahn dënuan sot me forcë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë. Zyrtarët e lartë të BE-së shprehen se “vendimi i opozitës për të djegur mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri”. Sipas tyre, kjo situatë po minon rrugën e tyre drejt BE-së.

Back to top button