Basha: Të shtunën fundi qeverisë, hajdutët ikin në burg

“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë!”

Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e shtunë të gjithë qytetarët shqiptarë do të bashkohen në protestën e opozitës me qëllim që të largojnë kryeministrin Rama nga qeveria.

Në një postim në “Facebook”, Basha u shpreh se 16 shkurti do të jetë dita kur qeveria do të ndëshkohet pasi populli do të japë verdiktin e tij.

Sipas Bashës, të gjithë ata që kapen duke vjedhur duhet të ikin nga qeveria dhe të futen në burg.

“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian. Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli! Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!”

Back to top button