Bashkimi Evropian mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifat

“Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale”

Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hequr tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një komunikate ka thënë se “ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave palëve”, thuhet në komunikatë./rel

Back to top button