Beqiri: Vërehet mungesa e Presidentit Rugova

Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova

 Anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“LDK shpreh falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi”, është bërë e ditur në komunikatën e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. “Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”, ka thënë Beqiri.

Kosova është shpallur shtet i pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e ka lexuar ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë është miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

Back to top button