Princesha Lamia bint Majid Al Saud në Prishtinë, solli donacion aparatin për diagnostikimin e kancerit

Princesha Lamia bint Majid Al Saud bëri donacion në Kosovë aparaturën më të avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

Kryetari i Prishtinës, Përparaim Rama ka njoftuar se ajo aktualisht ndodhet në Prishtinë dhe është nderuar me “Çelësin e Qytetit”.

“Nderuam me “Çelësin e Qytetit” shkëlqesinë e saj, princeshën, Lamia bint Majid Al Saud, një filantropiste e mirënjohur botërore”, shkroi Rama në “Facebook”.

Tutje, Rama ka falenderuar kontributin e saj në shëndetësi dhe në fusha të tjera.

“Shumë falënderues për kontributin e saj në shëndetësi dhe në shumë fusha tjera. Gjithashtu, falënderoj Presidenten Jahjaga e cila shoqëroi Princeshën Lamia bint Majid Al Saud në takim”, përfundoi Rama./21Media

Back to top button