Bie funta pas thirrjeve për zgjedhje të reja

Gjatë ditës së sotme kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar se do të thërrasë zgjedhjet për datën 8 qershor

Kjo ka ndikuar në rënjen e menjëhershme të valutës shtetërore Funta, ku brenda ditës ka rënë 1% në krahasim me dollarin.

Deri në këtë pikë funta po vazhdonte rritjen e saj, duke u rritur për 0.8% gjatë vitit 2017, dhe duke mbërrirë nivelet më të larta në krahasim me dollarin.

Megjithatë pas përfundimit të konferencës për shtyp u ndërrua kahja, dhe funta filloi përsëri rritjen, dhe tani 1 funtë ka vlerën 1.27 dollarë, shkruan rtv21.tv.

Edhe pse rritja mund të vazhdojë deri në qershor kur edhe planifikohen të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, me gjasë nuk do të mund të mbërrijë vlerat që funta kishte para referendumit për largim nga Bashkimi Evropian, kur një funte vlente 1.50 dollarë./21Media

Back to top button