Departamenti për Verifikim, të pavarësohet nga AKI-ja

Sot u kërkua që Departamenti për Verifikim, të pavarësohet nga Agjencia ndërkombëtare e Intelegjencës 

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI- së ka shqyrtuar Raportin për Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë

Kryetari i Komisionit, Haxhi Shala, paraqiti disa rekomandime të këtij draftraporti. E ndër rekomandimet kryesore të këtij komisioni janë se Departamenti për Verifikim duhet të pavarësohet nga AKI-ja dhe të krijohet një agjenci e pavarur.

Po ashtu ky komision ka rekomanduar që Qeveria duhet sa më shpejt të procedojë ligjin e ri për klasifikim të informacionit dhe verifikim të sigurisë. Është rekomanduar që edhe deputetët anëtarë të komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionit për Punë të Brendshme duhet t’i nënshtrohen verifikimit. E kjo pikë ka nxitur debat mes anëtarëve të këtij komisioni.

Deputetja e VV-së, Aida Derguti, tha se është e pakuptimtë,  e papranueshme dhe konflikt interesi, që  për sa kohë ky Departament ndodhet brenda AKI,  anëtaret e komisionit,  t’i nënshtrohet verifikimit nga ana e këtij Departamenti.

Ndërkaq, Melihate Tërmkolli anëtare e këtij komisioni nga radhët e LDK-së tha se gjendja e zbatimit të këtij ligji është e mjerueshme. Sipas saj i vetmi institucion, që i ka plotësuar kriteret e zbatimit të këtij ligji dhe që është në funksion të plotë të zbatimit të këtij ligji është FSK.

Ndërsa, Milazim Haliti nga LDK tha se edhe anëtarët e komisionit duhet ta kalojnë procesin e verifikimit.

Ndërkaq, anëtari i Komisionit nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha, kërkoi që edhe çështja e drejtorëve të AKI-së të rregullohet me ligj.

Deputetja Tërmkolli, kërkoi që komisionit t’i shtohen kompetencat për mbikëqyrjen e AKI-së, pasi që sipas saj deri tani ata nuk e kanë mbikëqyr këtë agjencion./21Media

Back to top button